Grupimi Bashkimi për Demokraci ka përcaktuar sot hapat konkret të veprimtarisë për vitin 2000. Zgjedhjet lokale bashkëpunimi i partive të djathta dhe marrëdhëniet brenda vetë këtij grupimi do të jenë prioritetet e Bashkimit për Demokraci.

Zef Bushati, kryetari i PDK:- Ende nuk ka një gjë konkrete për të dalë në kuadër të Bashkimit për Demokraci në zgjedhjet lokale. Megjithatë kamë mendimin se partitë po pregatiten edhe veçmas.

Gazetarja:- A do të merrni pjesë në komisionin e anti-kontrabandës?

Zef Bushati, kryetari i PDK:- Po jemi të vendosur për ta çuar deri në fund përpjekjen tonë. Kemi paraqitur skemën për implementimin e luftës kundër korrupsionit. Jemi të vendosur që këtë problem ta çojmë deri në fund./tvklan.al