Në takimin Dinamo-Tirana të zhvilluar sot pasdite në sallën sportive “Fahrie Hoti” ka përfunduar Kupa e Shqipërisë ’99 në Basketboll për Meshkuj. Të dy skuadrat vinin në takimin ndërmjet tyre pas dy fitoreve të arritura më parë. Dinamo e ruajti avantazhin e krijuar me gjithë përpjekjet e Tiranës se rinuar duke fituar takimin me rezultatin 68-52. Në fund u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kupës ekipit të Dinamos me trajner Arben Fagun./tvklan.al