Që disa futbollistë u gëzuan për largimin e Jose Mourinho nga Manchester, kjo u pa me postimin e Paul Pogba, por që paska pasur edhe futbollistë mëse të lumtur, kjo po zbulohet nga mediat angleze.

Alexis Sanches kishte vendosur bast 20 mijë Paund me shokun e tij të skuadrës Marcos Rojo që trajneri do të shkarkohej. Një ditë pasi portugezi u shkarkua, kiliani Sanchez u ka dërguar një mesazh shokëve të skuadrës në Whatsapp. 

“Ju pata thënë. Duhej vetem durim. Rojo, më ke 20 mijë Paund”.

Për Pogba, telashet me klubin kanë nisur, por ndoshta edhe Sanchez mund të përballet me ndonjë masë nga klubi. Por gjithsesi kjo tregon se tek Manchester ishin të shumtë ata që donin largimin e trajnerit, madje me njëri-tjetrin e kishin diskutuar hapur prej kohësh.

Sanches, një lojtar që paguhet 505 mijë Paund në javë, ka luajtur me Manchesterin 30 ndeshje, ku ka shënuar vetëm 4 gola. Sulmuesi ishte i pakënaqur me Mourinho që nuk e aktivizonte sa duhej. Momentalisht ai gjendet pranë familjes në Kili, ku po rikuperohet nga një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës.

Tv Klan