Bayern ndalet në kampionat



Bayern ndalet në kampionat

14:38 26/09/2018

Bajerni i Mynihut u ndal për herë të parë në këtë sezon të Bundesligës.

Skuadra e Niko Kovaç barazoi 1 – 1 me Augsburgun të hënën në “Alianz Arena”. Arjen Roben shënoi për vendasit me nisjen e pjesës së dytë. Pavarësisht mundësive të tjera për bavarëzët ishin miqtë që realizuan në minutat e fundit me Feliks Gëcen.

Bajerni i Mynihut gjithsesi ruan kreun e renditjes me 13 pikë pas 5 javësh kampionat.

Tv Klan




Të ngjashme