Von der Leyen: ‘Plan Marshall’ për rimëkëmbjen e ekonomisë

Teksa shumë vende europiane janë në kulmin e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, udhëheqësit e BE-së po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së afatit të mbajtjes mbyllur të kufijve të jashtëm të zonës Shengen, siç pohoi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen

“Jemi në konsultim me vendet anëtare se si do të veprojmë me çështjen e kufijve në këtë situatë. Po shqyrtojmë mundësinë e shtyrjes së afatit të mbajtjes mbyllur të kufijve përtej Pashkës më 12 Prill, afat të cilin e përcaktuam paraprakisht”.

Gjatë një konference për shtyp në Bruskel, Von der Leyen tha se Komisioni Europian ka në plan që buxhetit të ardhshëm t’i japë formën e një “Plani Marshall” për rimëkëmbjen e ekonomive të goditura rëndë nga pasojat e masave të ashpra kundër koronavirusit.

Për të nxitur kompanitë private të mos pushojnë nga puna punëtorët në kushtet e pezullimit të aktivitetit, Komisioni u propozon vendeve të BE-së të ndiqet skema gjermane.

Sipas skemës parashikohet që punëdhënësi të mos i paguajë punëtorët për orët e punës kur nuk janë të pranishëm për shkak të mbylljes së aktivitetit, por këto orë të paguhen nga fondet e qeverisë, në mënyrë që të ruhet fuqia shpenzuese e konsumatorëve. Plani i propozuar nga Von der Leyen arrin vlerën e 2.7 triliardë Eurove.

Tv Klan