Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha sjell në tregun muzikor një tjetër bashkëpunim, kësaj radhe me DJ David Gueta.

‘Say My Name’ sapo është publikuar dhe pritet të kthehet në hit. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të DJ francez me Bebe Rexhen.

Ky është albumi i shtatë i DJ dhe është titulluar “Seven”. Kënga është publikuar në disa platforma muzikore, ndërsa në ‘YouTube’ vjen vetëm në versionin audio.

Në këngën “Say My Name” ishte planifikuar që të këndonte këngëtarja e famshme Demi Lovato, por për shkak të problemeve me drogën, ajo është tërhequr.

Tv Klan