Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha thotë se po kalon një periudhë të vështirë. Dhe kjo për shkak se nuk gjen një fustan të përshtatshëm për eventin e çmimeve Grammy.

Stilistët i kanë thënë se e kanë të pamundur t’i qepin fustan për shkak të madhësisë së saj. E nominuar për kategorinë artistët e rinj më të mirë, Bebe Rexha ka pohuar se shumë stilistë refuzuan që t’i bëjnë veshje sepse thonë që ka masë të madhe. Ata i kanë thënë se ajo ka masën 8, sipas stilit në SHBA, që në vendin tonë i bie të jetë masa medium.

“Nëse kjo masë është shumë e madhe, atëherë nuk di çfarë të them”,

është shprehur Bebe Rexha në një video në Instagram.

29-vjeçarja është revoltuar me refuzimin e stilistëve për t’i qepur asaj një fustan për eventin e ndarjes së çmimeve Grammy.

“Nëse nuk ju pëlqen stili im i modës apo muzika ime, kjo është tjetër gjë. Por mos thoni që nuk mund të qep një fustan për shkak të masës së madhe”,

shton këngëtarja shqiptare.

Megjithatë, Bebe Rexha nuk i ka përmendur me emra stilistët të cilët kanë e refuzuar.

/tvklan.al