Modelja Belinda Dragoti e cila njihet për format e saj perfekte dhe fotot provokuese që hedh në Instagram, ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të diskutuar rreth temës që ngjall kaq shumë debate për shekuj me radhë, për bukurinë dhe inteligjencën e një femre dhe si e përdorin ato ditët e sotme këtë “armë”.

Ajo ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale. E pyetur nga moderatorja Mirela Milori se sa mund të paguhet për një produkt promocional, Belinda tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim në “Instagram”, ka qenë 1500 euro.

Mirela Milori: Me kaq ndjekësa sa ke, bën para?

Belinda Dragoti: Po bën?

Mirela Milori: Sa?

Belinda Dragoti: Po të bëj një strukturë që ta kemi parasysh. Më tepër vlerësohet se sa aktive është audienca dhe sa impakt ke ti në përzgjedhjen e bizneseve që selekton për të bashkëpunuar, sa tek numri. Shumica sot blejnë, unë nuk kam blerë kurrë followers, por di që vajzat dhe meshkujt që bashkëveprojnë në Instagramin tim, janë shumë aktivë me diçka që unë i promovoj sepse kanë disi besim tek ajo që unë i sugjeroj.

Mirela Milori: Me 100 mijë followers, sa para mund të bëjë një vajzë në muaj?

Belinda Dragoti: Varet se sa promocione bën.

Mirela Milori: Sa është promocioni më i shtrenjtë që ke bërë?

Belinda Dragoti: Më i shtrenjti në Instagram 1500 euro. Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim.

Mirela Milori: Pra 1500 euro, po normalet janë 500, 1000?

Belinda Dragoti: Variojnë ndryshe nga çdo person.

Mirela Milori: Ti hyn në më të shtrenjtat apo ka dhe më shumë pagesa?

Belinda Dragoti: Unë nuk e përkufizoj veten vetëm nga numri i followers-ave sepse po ta kisha aq të rëndësishëm, tani do kisha bërë disa gjëra më shumë për t’i rritur, por e kam diçka, dua followers bio, aktivë dhe që atij biznesi që bashkëpunon me mua, unë t’ja kthej investimin që ka bërë tek unë 2-3 fish. /tvklan.al