Edhe pse qeveria ka financuar 660 milionë lekë të reja për kryerjen e 357 mijë check – up falas, në grupmoshën 40 – 65 vjeç, vetëm 250 mijë e kanë kryer këtë kontroll përgjatë 2015. 

Financimi i 110 mijë kontrrolleve të parealizuara ishte dhe një nga pikat më të nxehta të debatit në Komisionin e Shëndetësisë, ku Ministri Beqaj ishte thirrur në seancë dëgjimore.

Sipas të dhënave të raportuar nga Ministri i Shëndetësisë në Komision, vetëm 37% e kanë kryer kontrollin bazë. E nëse do të ecet me këto ritme, sipas Beqajt, zgjerimi i skemës duke përfshirë edhe 310 mijë nuk do të sjellë ndikime në buxhet, i cili ka të parashikuar financimin për 550 mijë kontrolle.

Në këtë seancë pro Ministrit folën edhe disa deputetë të Partisë Socialistë, ndërsa deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si ish – ministrat e Shëndetësisë, Vasili e Tavo, nuk ishin të pranishëm.  

Tv Klan