Berisha disa pyetje Ramës për Dritan Dajtin: A ke marrë mesazhe nga qelia?

Posta

Berisha disa pyetje Ramës për Dritan Dajtin: A ke marrë mesazhe nga qelia?

21:18 13/02/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për lidhje me Dritan Dajtin, ky i dënuar për vrasjen e 4 policëve.

I ftuar në studion e “Byro Politike” në ABC News, Berisha i ka drejtuar disa pyetje Kryeministrit Edi Rama nëse ka marrë mesazhe nga Dritan Dajti.

“Pyete pak Edi Ramën çfarë lidhje ka pasur në vitin 2005 me Dajtin? Çfarë premtimesh i ke dhënë Dritan Dajtit me Marko Dajtin kur e fute në koalicion kundër Berishës? A ke marrë ti mesazhe nga Dritan Dajti dhe çfarë mesazhe? Ç’janë ata dhjetra qytetarë që e vizitonin Dritan Dajtin sikur të ishte një guru në qeli? Historia e Dritan Dajtit është si e Lul Berishës. Lul Berisha gjatë kohës time u dënua përjetë, me Edi Ramën e ke të lirë sot. Aldo Bare u dënua përjetë me Sali Berishën, kurse Edi Rama i çoi ministren në qeli për t’i thënë je i qeverisë. Le t’u thotë shqiptarëve ka marrë apo s’ka marrë mesazhe nga qelia e Dritan Dajtit”,

u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Dritan Dajti është bërë temë diskutimi për shkak të vendimit të para disa ditëve të Apelit të Krimeve të Rënda, që i njohu gjykimin e shkurtuar, që do të thotë se Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm dhe i ulet dënimi për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi