E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, së bashku me avokatët po zhvillojnë ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së saj, Argita Malltezi është shprehur se edhe pse hetimet për çështjen “Partizani” po zgjasin prej 4 vitesh, akoma nuk ka prova dhe fakte për të mbajtur në arrest shtëpie liderin e opozitës, Sali Berishën.

Argita Malltezi: Në këtë fazë hetimesh, ku nuk ka akuzë, ku nuk janë paraqitur prova dhe fakte, pavarësisht hetimeve që zgjasin prej 4 vitesh, lideri i opozitës vijon të qëndrojë në arrest shtëpie me qëllimin e vetme për goditjen e opozitës dhe në këtë rrjedhë dhe djegien e mandatit të tij. Është zgjedhur një klasifikim i veprës që nuk i përket fare Malltezit sepse Malltezi nuk ka qenë kurrë i zgjedhur vendor apo zyrtar i lartë.

Malltezi ka akuzuar SPAK-un se po vepron nën komandat e Kryeministrit Rama teksa të gjithë procesin e hetimit e ka quajtur një skenar për goditjen e opozitës dhe përdorimin e Prokurorisë së Posaçme.

Argita Malltezi: Gjithashtu është zgjedhur në çështje ku shteti që jo vetëm që nuk ka pësuar dëm, por ka vjelur të ardhura në kontrast me paligjshmërinë që ekzistonte para privatizimit. Të vetmit shkelës të ligjit rezultojnë Balla dhe Rama, por përsëri Dumani tha që afërmend gjykatat bëjnë atë që kërkojme ne. Afërmendsh SPAK vepron ashtu si komandon Rama. Ky është skenar për goditjen e opozitës dhe përdorimin e SPAK në këtë skenar nga politika./tvklan.al