“T’i dalim për zot vendit me mosbindje civile”

Në fjalimin e radhës nga dritarja e banesës së tij, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga ndjekësit e tij mosbindje civile për të rrëzuar atë që e quajti regjim të Edi Ramës.

Ndaj këtij të fundit, Berisha ngriti akuza se është aksioneri kryesor i inceneratorëve dhe koncesionit të sterilizimit, për të cilat u shpreh se institucionet e drejtësisë nuk po arrijnë të gjejnë paratë e vjedhura duke u bërë palë me Kryeministrin Rama.

Tv Klan