Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Besnik Mustafaj: “Por unë mendoj se shtimi i numrit të trupave shqiptare në Irak është një problem që duhet shqyrtuar me shumë vëmendje nga parlamenti dhe vetëm nga parlamenti. Çdo përpjekje për protagonizmin e Nanos, për të marrë iniciativa, që janë jashtë kompetencave të tij, në të vërtetë nuk i shërben as dinjitetit, të Shqipërisë në këtë koalicion dhe as zgjidhjes së problemit, nuk do ta zgjidhë dot Shqipëria problemin e Irakut. Pjesëmarrja e Shqipërisë është simbolike të jemi realistë. Së dyti ka një faturë financiare, Nano vërtetë është nga ata burra shteti që nuk mendojnë kurrë për faturën financiare, se nuk e dinë vlerën e parasë, se nuk janë mësuar të fitojnë para me djersë, por aktualisht ne për Irakun, me sa kam unë informacion paguajmë rreth 7 milion dollarë. Kjo do të thotë dyfishimi apo trefishimi i numrit të trupave, pra kjo faturë financiare është e papërballueshme nga shteti shqiptar. Nuk mundet Shqipëria të marrë borxh në Bankën Botërore, apo në FMN, apo në BERZH dhe të paguajë trupat në Irak është anormale. Shqipëria duhet të rrijë në dimensionet e një pjesëmarrje simbolike, çdo tejkalim i këtij dimensioni simbolik, në të vërtet për mua është i papranueshëm”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego