Radhë për nderime, qytetarët: Nuk kemi frikë nga një vrasës!

Rusët sfidojnë urdhrin e autoriteteve dhe mbushin rrugët për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit.

 “Alexei ti nuk kishe frikë dhe as ne nuk do të kemi”, brohoriste turma nga jashtë kishës ku sipas mediave mendohet të kenë qenë rreth 400 mijë persona në këtë ceremoni. Ata bënë thirrje gjithashtu kundër luftës, ndërsa thanë se nuk do të harrojnë kurrë duke akuzuar Putinin si një vrasës.

Kamerat nuk u lejuan të filmonin ceremoninë mortore brenda kishës megjithatë, mbështetësit e Navalny-t morën guximin që të xhironin dhe fotografonin trupin e të ndjerit dhe t’i shpërndanin materialet gjerësisht në rrjetet sociale. 

Ishte nëna e tij e cila i dha lamtumirën e fundit 47 vjeçarit në ambientet e kishës. Ndërsa kambana ra, arkivoli i Alexei Navalny u vendos në një furgon të zi, ndërsa asnjë nga agjencitë funerale në Rusi nuk kishte pranuar të kryente procedurat mortore nga frika e arrestimit.  Pasi arkivoli doli nga kisha, turma nisi brohorimat duke falenderuar Navalnyn për çfarë kishte bërë për qytetarët ruse. Ata hodhën trëndafila dhe karafila në rrugë.

Në ceremoni nuk munguan as diplomatët e vendeve perëndimore të cilët me trëndafila në duar i bënë nderime opozitarit rus. Por ajo që u vu re ishte se në ceremoni munguan bashkëpunëtorët e ngushtë të politikanit të cilët e ndoqën funeralin në kanalin e tij në Youtube.

“Ai ishte një person që dikur i bëri njerëzit të interesoheshin për politikën. Por shumë njerëz, sot nuk janë burgosur.”

Ai u varros në varrezat e Borisovskoye, rreth 2.5 km në anën tjetër të lumit Moskva. Varrezat u mbyllën me barriera për njerëzit për shkak të disa përplasjeve në mëngjes mes disa mbështetësve dhe policisë.

Gruaja e Navalny, Yulia, e cila besohet sipas mediave jetë aktualisht jashtë vendit, por vendndodhja e saj e saktë nuk dihet, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruajti: “Faleminderit për 26 vitet e lumturisë totale. Për dashurinë tënde, për mbështetjen tënde të vazhdueshme, që më bëre të qesh edhe nga burgu, që mendoje gjithmonë për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të jetoj që ti atje nga lart të jesh i lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse do ia dal, por do të përpiqem.”

Në një fjalim prekës të fundit në Parlamentin Evropian, ajo pretendoi se burri i saj ishte torturuar, dhe vrarë me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Kremlini i ka cilësuar më parë akuzat për përfshirjen e qeverisë në vdekjen e tij si “absurde”. Navalny, u bë një figurë e zëshme kundër Putin kur presidenti rus erdhi në pushtet në fund të vitit 1999, duke organizuar protesta në rrugë dhe duke publikuar hetime të profilit të lartë për korrupsion në mesin e elitës qeverisëse.

Klan News