Palët pretendojnë shifra të ndryshme për të vrarë dhe dëme ushtarake.

Në terrenin e luftimeve në Ukrainë vijon edhe beteja e shifrave për dëmet që palët i kanë shkaktuar njëra –tjetrës. Shifrat ndryshojnë shumë aq sa e bëjnë të vështirë tabllon e bilancit të deritanishëm të luftës.

Ushtria e Ukrainës dhe ajo Ruse po japin rregullisht përditësime mbi dëmet që thonë se po u shkaktojne njera tjetres ne terren.

Në përditësimin e fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase thotë se rreth 1000 personel rus janë vrarë ose plagosur.

Sipas Kievit forcat ukrainase kanë shkatërruar: 220 tanke 100 sisteme artilerie, 35 helikopterë dhe 30 avionë ushtarakë. Rusia deklaron 500 ushtarë rusë që janë vrare në luftime  dhe rreth 1600 janë plagosur. Ushtria ruse pretendon se ka vrarë 2,870 ushtarë ukrainas.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Forcat e Armatosura godasin vetëm infrastrukturën ushtarake dhe trupat ukrainase dhe nuk kërcënojne popullsinë civile.

Rusia pretendon se deri tani trupat e saj kanë goditur më shumë se 2000 objekte ukrainase, iu kanë shkatërruar atyre 82 avionë, 708 tanke dhe automjete të tjera të blinduara etj. Territori rreth termocentraleve bërthamore të Çernobilit dhe Zaporozhye janë marrë nën kontrollin rus. Sipas Kremlinit kanali i Krimesë së Veriut u zhbllokua dhe po punohet për të rivendosur furnizimin me ujë të rajonit. Ofensiva ruse po zhvillohet në disa drejtime, Kievi eshte bllokuar nga perëndimi.

Ministria e Mbrojtjes ruse raporton një numër rastesh të dorëzimit vullnetar të armëve nga trupat ukrainase – atyre u garantohet siguria dhe kthehen në familjet e tyre. Ndërkohë sipas Moskës forcat ukrainase të sigurisë po vendosin raketahedhës të shumtë pikërisht në zonat përreth Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës. Presidenti Putin e konsideron këtë si një taktikë terroriste.

Klan News