Beyonce dhe Jay-Z më të dashuruar se kurrë

Beyonce dhe Jay-Z më të dashuruar se kurrë

14:01 07/06/2018

Pavarësisht thashethemeve mbi problemet e martesës së tyre, Beyonce dhe Jay-Z në turneun e tyre të përbashkët, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërsa kënduan më shumë se 40 hite, nga Crazy In Love në 99 Problems, çifti flirtonte, “ngacmonin” njëri-tjetrin dhe mbanin duart.

Në një moment, Beyonce u afrua pranë bashkëshortit të saj dhe kërcyer në mënyrë sensuale pranë tij dhe duke treguar unazën e martesës për audiencën.

Koncerti kishte edhe gjurmë të tradhtisë së Jay-Z, gjë e cila u zbulua në këngët nga albumi Lemonade i Beyonce, por mesazhi i përgjithshëm ishte shërimi dhe lënia pas e momenteve të tyre të vështira.

Në ekran u shfaqën imazhet e çiftit të ndarë, shtëpia e tyre në zjarr përpara se të ribashkoheshin në një kishë dhe të rinovonte premtimet e tyre të martesës./tvklan.al 
Të ngjashme
UKT