Pozon me vajzën Blue Ivy në koleksionin e veshjeve dimërore

Këtë të premtë do të dalë në shitje koleksioni i ri i veshjeve nga Beyonce, koleksion ky i quajtuar “Icy Park”. Në klipin prezantues të veshjeve, të cilat tashmë kanë marrë vëmendje të madhe, përveçse shumë veshje të bukura dimërore, aty shihen edhe disa modele që prezantojnë veshjet në mënyrë artistike.

Ajo që bie në sy në klip është vet vajza e Beyonce, Blue Ivy e cila shfaqet në radhë me të ëmën dhe modelet e tjera duke prezantuar disa nga modelet e veshjeve.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce shfaq vajzën e saj në projekte, pasi më herët është parë edhe në videoklipe muzikore, por që në  modelim është hera e parë, ku siç duket po i merr edhe hapat e parë të botës së shoëbiznesit.

Më herët 8-vjeçarja Blue Ivy Carter u nderua në kategorinë “Dyshja apo bashkëpunimi me i mirë ” për hitin “Brown Skin Girl”, ku ajo ka performuar dhe i ka shkruar disa pjesë të saj.

Klan News