Biden zgjedh shefin e ri të stafit në Shtëpinë e Bardhë

Ron Klain dhe Joe Biden


Biden zgjedh shefin e ri të stafit në Shtëpinë e Bardhë

08:32 12/11/2020

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë publik emrin e shefit të stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një deklaratë në mediat sociale, Biden tha se Ron Klain do të jetë shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, që është një post kyç për administratën amerikane.

Sipas demokratit, përvoja e Klain dhe kapaciteti i tij për të punuar me të gjithë kanë ndikuar në zgjedhjen e tij.

Përvoja e Ron Klainit dhe kapaciteti për të punuar me njerëzit në gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet tek shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, teksa përballemi me një moment krize dhe bashkojmë shtetin edhe një herë tjetër”, ka shkruar Biden.

Përzgjedhja e Klainit tregon se Biden ka qëllime të qarta për qeverisjen e tij, pasi synon të marrë kontrollin ndaj pandemisë dhe t’u përgjigjet problemeve ekonomike.

Klain më herët ka qenë koordinator për përgjigjen ndaj Ebolas, gjatë shpërthimit të sëmundjes më 2014 në Afrikën Perëndimore, dhe ka ruajtur rol në hartimin dhe zbatimin e rimëkëmbjes ekonomike më 2009, si pasojë e krizës financiare globale, në kohën kur president i Shteteve të Bashkuara ka qenë Barack Obama.

Po ashtu ai ka shërbyer si shef i stafit për Biden gjatë mandatit të parë të Obamës dhe më pas ka qenë këshilltar në fushatën e Bidenit./tvklan.al






Të ngjashme