Shifrat më të ulëta që prej fillimit të pandemisë

Numri i viktimave në Itali shënoi rekordin më të ulët prej 2 muajve të fundit.

Në 24 orët e fundit, 99 persona kanë humbur jetën, hera e parë që shifra ditore bien nën 100. Tepër i ulët është edhe numri i infektimeve ditore, 451.

Ashtu si Italia, edhe në Spanjë numri i viktimave ditore ka rënë nën 100, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 87 të vdekur.

Shifra të tilla tregojnë se pandemia është drejt fundit, teksa qeveritë e shumë vendeve europiane përgatiten t’i rikthehen gradualisht jetës normale.

Tv Klan