Një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Daniel Ndreka” rreth orës 14:30.

Policia e kryeqytetit sqaron se viktima është identifikuar me inicialet F.D. 55 vjeç. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë menjëherë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Tiranë

Informacion paraprak.

Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugen “Daniel Ndreka” ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetësja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme./

tvklan.al