WhatsApp-i nuk po punon në shume vende të botës, me qindra mijëra persona që nuk po futen dot në aplikacionin më popullor për mesazhe.

Media britanike thotë se shërbimi ra mbrëmjen e mërkurës.

Probleme janë raportuar me sistemin në Britani, Brazil dhe SHBA.

Shumë përdorues kanë hasur probleme edhe në Shqipëri.

Sipas medias britanike, Whatsapp-i ndaloi së funksionuar në orën 22:13 të mbrëmjes së sotme.

Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar problem apo sa do të zgjasë./tvklan.al