“Big Bengu” i Beirutit

“Big Bengu” i Beirutit

15:10 05/08/2020

Kryeqyteti i Libanit është në kaos dhe i ngjan një zone lufte. Shpërthimi masiv ka lënë pas vetëm shkatërrim, viktima dhe njerëz të zhdukur. Dhjetëra ndërtesa janë shembur e në rrënojat e tyre po vijojnë kërkimet për të zhdukurit, që mendohet se janë qindra. Objekte të tjera u përfshinë nga flakët duke u shkrumbuar.  

Gjatë gjithë natës, forcat zjarrëfikëse punuan për të vënë nën kontroll zjarret masvie, që përfshinë zonën e portit në Bejrut, aty ku ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm.

Sipas autoriteteve, deri në mëngjes ishin verifikuar zyrtarisht  100 persona të vdekur, ndërsa mbi 4000 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre me plagë të rënda. Nuk janë vetëm qytetarë libanezë, por edhe të huaj nga shtete të ndryshme.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një depo fishekzjarresh që ishte ngritur në një nga zonat më të rëndësishme të Bejrutit, shumë pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Saad El Hariri. Bëhet fjalë për rreth 2750 ton Nitrat Amoni që është djegur.

Nitrati i amonik është një përbërës kimik me bazë azotin dhe hidrogjenin, e cila përdoret edhe si pleh kimik në bujqësi, por edhe si lëndë bazë për prodhimin e materialeve piroteknike dhe eksplozive të ndryshëm. Kur bie në kontakt me zjarrin, ai shpërthen fuqishëm dhe çliron gazra toksikë.

Klan Plus





Të ngjashme