Mund të thuhet se ky ka qenë viti më i rëndësishëm për Billie Eilish falë projekteve muzikore që ajo i ka dhuruar publikut. Pas suksesit në Grammy Awards 2020, ku fitoi disa ҫmime, ajo është në kopertinën e re të “Vogue”.

18-vjeҫarja ka treguar hapur përvojat e depresionit dhe vetëvrasjes. Ajo u shpreh se që në moshën 11-vjeҫare i ka pëlqyer tematikat e errëta, madje që në këtë moshë ka shkruar edhe këngën e parë për vetëvrasje. Këngëtarja tregon se këtë vendim e ka marrë, pasi u diagnostikua me depresion.

Billie thekson se edhe pamja e saj dhe sidomos zhvillimi i hershëm kanë qenë pika kyҫe që e shtynin drejt vetëvrasjes për shkak të mendimeve negative që shokët dhe miqtë e saj i përcillnin.

Megjithatë, 18-vjeҫarja tregon se periudha e errët e jetës sapo ka kaluar. Mesazhi që ajo dha për “Vogue” pas ekpserincave të saj është: “Kur njerëzit më pyesin se çfarë do t’i them dikujt që kërkon këshilla për shëndetin mendor, e vetmja gjë që mund të them është durimi. Kam pasur durim me veten time. Unë nuk e bëra atë hapin e fundit. Unë prita. Gjërat zbehen”.

Billie shton se ajo është një njeri i thjeshtë si të gjithë të tjerët dhe se tekstet e këngëve, fjalët e shkruara kanë fuqinë më të madhe në planet. “Fjalët të bëjnë të qash, të qeshësh, të zemërohesh apo të shqetësohesh”, rrëfen amerikania.

Klan Plus