Përbërësit:

200 gr pana e ëmbël

100 gr miell

100 gr gjalp

100 gr sheqer pluhur

100 gr e bardhë veze

50 gr fruta pylli

1 esencë vanilje

1 çokollatë

3 vezë

mente

Përgatitja:

Fillimisht rrahim të bardhën e vezës derisa të fryhet. Në një tjetër tas hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin dhe i përziejmë bashkë derisa të formohet një masë homogjene, më pas shtojmë miellin dhe i përziejmë sërish. Mbi këtë masë shtojmë edhe të bardhat e vezës të rrahura dhe i përziejmë derisa masa të lidhet.

Ndërkohë ndezim furrën në 180 gradë dhe me ndihmën e një luge vendosim në tavë brumin në formë rrethore. Mbi to shtojmë disa copa çokollate dhe i pjekim për 7 minuta.

Në një tas përziejmë me mikser panën e ëmbël dhe në të shtojmë pak esencë vanilje. Fillimisht në pjatë vendosim kremin e boronicave, mbi të vendosim biskotën të cilën e mbushim me pana dhe mjedra dhe mbi të vendosim një tjetër biskotë të cilën po ashtu e mbushim me pana dhe fruta pylli.

/tvklan.al