Ndeshjet e treta në grup, parashikohen favorizime nga të mëdhatë

Ndeshjet e fundit të Euro 2020 mund të shkaktojnë disa situata që në gjuhën e sportit janë quajtur “biskota”. Duke nisur nga e diela nisin takimet e treta në grupe dhe shumë skuadra mund të bëjnë ndere në këtë raund për të lënë jashtë garës një kundërshtarë më të fortë si sportivisht ashtu edhe në aspektin e rivalitetit ndër vite.

Një supozim i tillë dyshohet të ndodh në përballjen mes Austrisë dhe Ukrainës. Dy ekipet kanë tre pikë në grup dhe të Hënën në Bukuresht mund të mjaftohen edhe me një barazim për të kaluar më tej.

Rezultat i njëjtë besohet se do ndodhë edhe në përballjen mes Anglisë dhe Republikës Çeke. Të dy Kombëtaret e grupit E gjenden në krye me 4 pikë dhe nëse barazojnë në takimin mes tyre do e shihnin veten të kualifikuar matematikisht më tej, me çekët që do të ishin edhe fituesit e grupit, ndjekur nga Tre Luanët.

Efekti “biskotë” mund të vijë edhe nga Italia, Kombëtare që e praktikon shpesh këtë praktikë për të lënë jashtë rivalët. Barazimi ndaj Uellsit ndjekës i intereson Azurrëve për të fituar grupin e për të ruajtur ecurinë pa humbje, ndërkaq uellsianët me fitore do merrnin kreun e grupit A.  

Klan News