Gjatë gjashtë muajve të fundit kriptvaluta dixhitale është rritur 450%

Vlera e kriptovalutës Bitcoin është rritur sërisht duke kapur vlerën e 63,000 dollarëve. Kriptovaluta dixhitale është rritur në vlerë prej 450% në gjashtë muajt e fundit.

Çmimi i bitcoin u rrit drejt 60,000 dollarë në Shkurt ku kompania e makinave elektrike Tesla, e drejtuar nga miliarderi Elon Musk investoi në të. Tesla njoftoi në atë kohë se kishte blerë 1.5 miliard dollarë në bitcoin dhe tha se së shpejti mund të pranojë pagesa me këtë monedhë.

Tregtia e kriptovalutave po shikon një lulëzim edhe në Turqi pasi investitorët kërkojnë strehim tek kjo monedhë nga trazirat ekonomike të vendit dhe inflacioni i rritur.

Sidoqoftë, kriptovalutat mbeten të diskutueshme dhe rregullatorët globalë, përfshirë Bankën e Anglisë, janë skeptikë, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe cenueshmërisë së tyre ndaj vjedhjeve ose piraterisë.

Pandemia Covid-19 gjithashtu ka luajtur rolin e saj në rritjen e çmimit të Bitcoin, pasi më shumë njerëz shkojnë në internet për të bërë blerje duke u larguar nga monedhat fizike. Kritikët argumentojnë se ekziston gjithashtu shqetësim për ndikimin e tij në mjedis, pasi përdoren sasi të mëdha energjie të nevojshme për të kryer transaksione.

Klan News