Një biznesmene e suksesshme pretendon se sekreti për pamjen e saj është pirja e urinës çdo mëngjes. 33-vjeçarja Kayleingh Oakley pi çdo ditë gjysmë gote urinë, lyen fytyrën me të dhe më pas bën dush.

Përveçse e ndihmon për të pasur një lëkurë të pastër, ajo thotë se urina e ka ndihmuar të kurojë disa probleme shëndetësore. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, Kayleigh vuante prej vitesh nga një sistem i dobët imunitar pasi ishte diagnostikuar me Hashimoto, një sëmundje autoimune e sistemit, në moshën 15-vjeçare.

Pak kohë më vonë ajo zbuloi gjithashtu se kishte lodhje kronike dhe fibromialgia, që shkakton dhimbje në të gjithë trupin dhe bën që puna më e vogël të jetë shumë e vështirë.

Dy vjet më parë, Kayleigh, e cila ka një biznes të sajin dhe jep mësime joge, zbuloi terapinë e urinës. “Po studioja kurat dhe mjekësinë natyrale dhe u mrekullova nga historitë e suksesshme që shumë njerëz kishin pasur”, tha 33-vjeçarja.

“Dëgjova që urina mund të të përmirësonte sistemin imunitar, të përmirësonte në përgjithësi shëndetin dhe se ishte e mirë për lëkurën, ndaj vendosa ta provoj”.

Ajo tregon se urina e mëngjesit është e pasur me hormone dhe përbërës ushqyes. “Nuk ka ndonjë shije. Është pak e kripur dhe mund të mund të ndjesh disa minerale. Megjithatë duke qenë se mbaj dietë vegane (nuk konsumon produkte shtazore), nuk është e fortë”.

Kayleingh e sheh pirjen e urinës si ilaç dhe mohon që të jetë e papastër. Sipas saj është thjeshtë një filtrim steril i gjakut. Ajo shton se terapia e urinës funksionon dhe ajo është provë e gjallë për këtë…

Megjithatë, ekspertët nuk janë kaq të bindur për këtë gjë. Ata thonë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur teorinë se terapia e urinës ka benefite për trupin e njeriut./tvklan.al