Ka rezultuar një blof i rëndë lajmi i shpërndarë nga burime jo zyrtare të policisë, lidhur me implikimin e një gruaje në bandën e grabitjes së Rinasit.

Gruaja, fotoja e të cilës gjendet tashmë në rrjet dhe në të gjitha mediat online, jeton në Gjermani prej disa muajsh dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e parave.

“Klan Plus” gjeti familjen e saj dhe arriti të kontaktojë me Elona Bicin, ndërsa mëson se e dyshuara si anëtare e bandës është një grua tjetër, me të njëjtin mbiemër.

A e dini që qarkulloni në media si pjesëtarë e grabitjes së Rinasit?

-E kam marrë vesh dje pasdite..

Ku je aktualisht?

-Aktualisht jam në Gjermani dhe kam shkuar në 17 Nëntor të vitit 2018

Nga cila pikë doganore keni kaluar?

-Nga Rinasi..

A njihni ndonjë nga këto persona që kanë kryer grabitej?

-Thjesht e kam parë në portale, foto, lajmim kaq.

Nga inicialet dhe fotoja juaj, thuhet që keni qenë punonjëse policie, është e vërtetë kjo?

-Nuk është e vërtetë. Në vitin 2014 kam konkurruar në testin me shkim dhe kam fituar, testin fizik nuk e kam fituar.

Përsa i përket përdorimit të identitet dhe fotografisë tuaj, cili do të jetë reagim i që do të bëni?

-Do të merren avokatet dhe është minimalja që mund të bëj. Pasi është prishje imazhi dhe përdorim identiteti.

 

Klan Plus