I ftuar në “Blue” ishte Artisti i Popullit dhe balet maestrin Agron Aliaj. Shumë i rezevervuar përsa i përket jetës së tij, por në “Blue” vendosi t’i rrëfejë pak nga pak. Pjesën më të bukur të jetës cilëson periudhën e jetesës në Borsh dhe dashurinë të pashoq të perëndimit të diellit. Pasioni për vallen dhe kërcimin tek ai lindi që në fëmijëri. Mjeshtri Panajot Kanaçi ishte ai që i dha nxitjen e parë ku me formimin e grupit të parë të valleve në Shtëpinë e Pionerit, bëri që ëndrra e tij të ishte baleti.

Studimet e larta i kreu në Moskë fillimisht për piano. Ardhja në Shqipëri i dha mundësinë të ishte solisti i parë i trupës së baletit të Teatrit të Operës dhe Baletit ku shumë vepra i realizoi me një nivel të lartë artistik dhe mori titullin e lartë “Artist i Popullit”. Ai do të mbahej mend për veprat që solli në skenë si  “Romeo dhe Zhulieta”,“Halili dhe Hajrija”  dhe shumë të tjera, por për të këto janë më të rëndësishmet dhe me të dashurat./tvklan.al