Boris Johnson i bindur në planin e daljes nga kriza e Covid: Gjithçka merr fund në 21 Qershor



Boris Johnson i bindur në planin e daljes nga kriza e Covid: Gjithçka merr fund në 21 Qershor

13:16 23/02/2021

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shprehur se plani i tij me katër hapa është i duhur për daljen nga kriza e Covid. Johnson ka thënë se nëse të gjithë zbatojnë rregullat me kujdes, kriza do të marrë fund në 21 Qershor.

Ai është përballur me kritika nga disa prej deputetëve të tij që besojnë se ritmi i ndryshimit është shumë i ngadaltë, por kreu i ekzekutivit thotë jetët do ndryshojnë shumë pas fundit të krizës.

Johnson këmbëngul se plani i tij ofron shansin më të mirë për të shmangur një bllokim tjetër më vonë. Sipas planit të qeverisë së tij, të gjithë nxënësit në shkollat ​​e Anglisë pritet të kthehen në klasë nga 8 Marsi.

Por ata do të jenë të detyruar që të mbajnë maska dhe do të bëhen testime masive. Më tej do të ketë një lehtësim të mëtejshëm në 29 Mars, ku mund të grumbullohen në parqe e ambiente publike deri në 2 familje.

Dyqanet, parukierët, palestrat, si dhe hotelet mund të rihapen në 12 Prill. Nga 17 Maji, do të lejohen grumbullimet dhe në ambientet e mbyllura, por sërish masat duhen zbatuar me rigorozitet.

Kinematë, muzetë, dhe ambientet me aktivitete sportive do të rihapen gjithashtu, dhe qytetarët mund të organizojnë dasme e festa të tjera deri në 30 persona.

Hapi i fundit është 21 Qershori që pritet të hiqen të gjitha kufizimet dhe o të rihapen të gjithë sektorët e ekonomisë për të rifilluar jetën nga e para./tvklan.al







Të ngjashme