Qeveri të ndryshme, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe organizata bamirëse nga e gjithë bota do të takohen në Francë që të angazhohen në parandalimin të 90% të rasteve të vdekjeve nga kolera deri në vitin 2030.  Është hera e parë që të gjitha këto agjenci bëjnë këtë zotim.

Ky takim i agjencive vjen pasi Jemeni vazhdon të luftojë me një nga shpërthimet më të këqija që kolera ka pasur në këtë vend.

Kolera është një sëmundje infektive që shpërndahet nëpërmjet ujit të ndotur. Nëse nuk kurohet, kolera mund të rezultojë vdekjeprurëse. Rreth 100 000 njerëz vdesin çdo vit prej saj.

Kolera është përhapur në Jemen për shkak të higjienës së përkeqësuar, kushteve jo të mira sanitare dhe dëmtimeve të rezervave të ujit. Më shumë se 770.000 persona janë infektuar nga sëmundja që është lehtësisht e kurueshme me pajisjet e duhura mjekësore, ndërsa rreth 2.000 persona llogariten të kenë vdekur. Shumë prej viktimave janë fëmijë.

Por nuk është vetëm Jemeni që vuan prej kësaj sëmundje. Sipas OBSH-së, rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën përdorin ujë të ndotur dhe në këtë mënyrë ata janë të rrezikuar prej kolerës.

Ja disa nga shtetet më të prekura prej saj:

India: 675,188 raste, 20,266 të vdekur

Etiopia: 275.221 raste, 10,458 të vdekur

Nigeria: 220,397 raste, 8,375 të vdekur

Haiti: 210,589 raste, 2,584 të vdekur

tvklan.al