Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ligji ushtarak dhe gjendje e jashtëzakonshme në Timorin Lindor. Kështu ka vendosur Gjenerali Birando, i cili njihet si dora e fortë e Xhakartës ne ish-koloninë portugeze. Por kjo lëvizjë shihet me mosbesim nga përkrahësit e pavarësisë dhe vëzhguesit ndërkombëtar në Timor. Sot zyrtarisht është liruar Gusmao, lideri i pavarësisë i burgosur që në vitin 1992. Gusmao është strehuar në Ambasadën Britanike në Xhakarta.

Vetë çmimi Nobel i Paqes, Biskok Karlos Piperlo udhëheqësi shpirtëror i Timorit është larguar drejt Australisë. Nga Timori Lindor është larguar dhe Kryqi i Kuq pas 20 vjetësh aktivitet. Vendi është pushtuar nga anarshia, ndërsa mijra njërëz nga Timori Lindor janë larguar drejt Timorit Perëndimor.

Cari Jelcin ka ngritur sot zërin për zvarritjen e problemit të Dagestanit. Në takimin me Kryeministrin Putin ai ka akuzuar gjeneralët dhe ushtarakët rusë për neglizhencë në kryerjen e detyrave të tyre. Ofensiva e ushtrisë ruse që ka ditë që ka filluar në Kaukazin e veriut mund të shndërrohet në një konflikt me Çeçeninë.

Pas atentatit të djeshëm Presidenti i Egjiptit, Mubarak ka anuluar një vizitë të tij në Tripoli për tu qetësuar. Ende vazhdojnë tendencat e ekstremistëve për të prishur akordin më të fundit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Dje janë kapur nga policia izraelite të dyshuarit për akte terroriste. Ish të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite kanë publikuar torturat dhe mjetet e dhunës të ushtruara ndaj tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori