Mes tensionesh përplasjesh fizike dhe shumë faulave, Zvicra u kualifikua për në fazën tjetër të Botërorit pasi mundi 3-2 Serbinë. Xherdan Shaqiri zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të. Ai iu drejtua tifozëve serbë që deri në atë moment e kishin vërshëllyer sa herë kapte topin.

Vetëm 6 minuta më pas, Serbia barazoi ndërsa kaloi në avantazh në minutën e 34-të. Por pa përfunduar pjesa e parë, Zvicra shënoi golin e dytë. Me filliimin e së dytës, Remo Freuler shënoi golin e 3-të për Zvicrën.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e mbushur me shumë faule nga futbollistët e Serbisë, 5 prej të cilëve u ndëshkuan me të verdhë.

Granit Xhaka iu përgjigj me në gjuhë shqipe sharjeve po në shqip të futbollistëve të stolit të Serbisë. Për pak minuta kishte kaos në fushë, por rezultati mbeti i pandryshuar. Zvicra do të përballet me Portugalinë në raundin tjetër.

Brazili u mund nga Kameruni 1-0 por kjo nuk e lëviz nga vendi i parë i grupit. Në fazën tjetër do të luajë kundër Koresë së Jugut që fitoi 2-1 me Portugalinë. Ky rezultat nxori jashtë Botërorit Uruguajin që duhej të fitonte 3-0 me Ganën për të parakaluar Korenë.

Të shtunën do të nisin përballjet me eliminim direkt. Holanda do të luajë kundër Shteteve të Bashkuara ndërsa Argjentina me Australinë.

Tv Klan