Brazili shkon në gjysmëfinale

Brazili shkon në gjysmëfinale

12:56 28/06/2019

Brazili arriti të gjysmëfinalen e Copa America duke mundur Paraguajin në Porto Alegre. Seleçao edhe pse dominoi përballjen, iu desh të shkonte deri te penalltitë për të siguruar kualifikimin.

Loja e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa Paraguaji mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 58’ për shkak të kartonit të kuq që mori Balbuena. Te penalltitë vendosi gabimi i Derlis Gonzalez dhe realizimi i Gabriel Jesus.

Një hakmarrje për eliminimet që i shkaktoi Paraguaji në 2011 dhe 2015. Seleçao është në kërkim të trofeut të nëntë të kampionit të Amerikës së Jugut dhe do ta arrijë në shtëpi. Brazili duhet të presë tani kundërshtarin që do të dalë nga sfida Argjentinë – Venezuelë.

Tv Klan

 

Të ngjashme
UKT