Çifti më i pëlqyer i publikut Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë në fillim të muajit. Elita solli në jetë një vajzë të cilës ia ka vendosur emrin Bota. Moderatorja gjatë një interviste ka treguar se emrin ia ka vënë Gjiko dhe se të dyja lindjet i ka bërë me operacion.

Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, asaj i është kërkuar që të ndante pamje nga dhoma e fëmijëve. Elita nuk ngurroi të publikonte një foto nga dhoma e fëmijëve e cila ishte kaq përrallore dhe e bukur. /tvklan.al