Vila Playboy ishte një nga pronat më të famshme të Los Anxhelos.

Shtëpia e Hugh Hefner, publikues i njohur i revistave Playboy, i cili bleu shtëpinë në Holmby Hills pasi u frymëzua nga ish-partnerja e tij Barbi Benton.

Pas shkatërrimit të rezidencës në vitin 1974 ai banoi atje për më shumë se 4 dekada me shumë të dashura të cilat i quante “lepurushe”.

Të rinjtë dhe të famshmit e pasur do t’i drejtoheshin gjithmonë kësaj prone për festat e çmendura në pishinë dhe ngjarjet e veçanta.

Pas dyerve të mbyllura të kësaj prone, disa “ish-lepurushe” kujtojnë se çfarë ndodhte në vilë. Ato tregojnë për orgjitë e shfrenuara dhe konsumin e drogërave të ndryshme në festa.

Por çfarë ka ndodhur në vilë pas vitit 2017 kur Hef ndërroi jetë?

Katër vite më vonë pasi Hefner vdiq në moshën 91-vjeçare askush nuk jeton në vilën Playboy.

Shtëpia ka qenë në shënjestrën e grabitësve pas vdekjes së tij. Një burim për revistën amerikane Globe ka thënë se dhomat e gjumit janë të boshatisura.

“Gjithçka është boshatisur në vilë. Lodrat e seksit, statujat e veshura në ar, çarçafët dhe deri tek të brendshmet e përdorura janë zhdukur. Veprat e artit janë vjedhur nga muret dhe kanë mbetur vetëm kornizat.”

Pronari i ri e ka blerë pronën për 100 milionë Paund, por janë ende duke e rikonstruktuar vilën dhe tani ajo mezi dallohet mes skelave që e kanë rrethuar. Miliarderi Daren Metropoulos ka pranuar ta rikthejë pronën në madhështinë e saj origjinale, kur drejtuesit e qytetit u mblodhën për ta bërë atë një pikë historike.

Sipas marrëveshjes, nga 1300 m² që është rezidenca, 29 dhoma janë për t’u rinovuar dhe kanë nevojë për ndryshime rrënjësore.

Vendi i famshëm i oazit ku përfshihet një pishinë nën shpellë, ujëvarë dhe një pishinë e jashtme ku janë bërë disa nga fotot dhe videot më të famshme të Playboy janë të shkatërruara.

Nuk duhet të habiteni nëse rinovimet po kryhen edhe me donacione nga llogaritë e disa “ish-lepurusheve” pasi disa dhoma, siç thonë ato, ishin të papërshtatshme dhe duhen ndryshime themelore.

Edhe pse vila Playboy ka humbur shkëlqimin e saj të dikurshëm, trashëgimia e Hefner jeton.

Stili i kësaj reviste të dedikuar jetesës së meshkujve dhe argëtimit për burra është themeluar në vitin 1953 dhe po vazhdon deri sot.

Edhe pse “magjia” nuk printohet rregullisht në ditët e sotme, ajo vazhdon në versionin online.

“Lepurushet” e vjetra si Holly Madison kanë ndarë përvojat e tyre të jetesës në rezidencë. Holly dukej se ishte duke jetuar jetën e saj si “e dashura kryesore”, realiteti i treguar nga ajo ishte shumë herë më i errët. /tvklan.al