Një stuhi e fuqishme me shi e breshër ka shkaktuar përmbytje masive në Italinë fqinje, duke lënë të bllokuar shoferët në automjete.

Në disa pamje të publikuara në internet shihen automjete të zhytura në ujë, ndërsa drejtuesit e tyre i braktisin. Uji vërshoi në rrugë, e stacione metroje në mënyrë të furishme, ndërsa breshëri shkaktoi shtresa që dukeshin si dëborë.

Pjesë të Italisë jugore dhe qendrore janë në alertë maksimale, pasi stuhitë kanë sjellë era të forta dhe përmbytje. Në rajonin e Calabrisë, autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli.

Të shumta janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga banorët, të cilët shprehen të habitur nga kjo situatë.

“Stuhi e fuqishme në Romë, nuk është ide e mirë të dalësh me makinë”,

shkruan një përdorues në Twitter.

“Breshër? Kjo është akullnajë”,

shprehet një tjetër.

/tvklan.al