90 specie amfibësh janë zhdukur dhe 500 të tjera janë në reduktim të dukshëm brenda 50 viteve të fundit. Ky është bilanci dramatik, si pasojë e përhapjes së një myku, i cili ka origjinën në Azi dhe po transportohet në të gjithë botën.

Sipas kreut të studimit të Universitetit Kombëtar Australian njerëzit janë duke spostuar bimë e kafshë në të gjithë globin me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, duke përhapur kështu edhe agjentë patogjenë jashtë habitatit të tyre. Por kjo ka sjellë pasoja të rënda për ekosistemin.

Në rastin konkret, sipas studimit që është publikuar në revistën Science, zhdukja e 90 llojeve bretkosash është humbja më e madhe në biodiversitet e regjistruar ndonjëherë nga biologjia. Myku në fjalë i quajtur “Batrachochytrium” ndikon negativisht në organizmin e amfibëve. Ai prek keratinën e lëkurës, të cilën e degradon dhe shkatërron duke i shkaktuar ngordhjen e kafshës.

Klan Plus