Brexit shtyhet me 3 muaj

Brexit shtyhet me 3 muaj

19:52 14/03/2019

Në ditën e tretë të përballjes me Parlamentin, qeveria britanike mori mbështetjen e shumicës për mocionin e tretë të thirrur nga Kryeministrja Theresa May, atë të shtyrjes së Brexit përtej afatit aktual të 29 Marsit.

Ndonëse Kryeministrja May nuk ishte në sallë gjatë votimit, qeveria mori mbështetjen e 412 deputetëve, ndaj 202 votave kundër. Gjatë pasdites, shumica konservatore rrëzoi një sërë amendamentesh të kërkuar kryesisht nga opozitarët laburistë. Mes tyre, amendamentin për një referendum të dytë, amendamentin për shtyrjen e Brexit deri më 30 Qershor, si edhe atë për marrjen e kontrollit nga parlamenti, çka do të ishte një disfatë e rëndë për Theresa May.

Shefes së qeverisë do t’i duhet tashmë të bindë Brukselin për një shtyrje të afatit. Bashkimi Europian e la të hapur një mundësi të tillë. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se do t’u kërkonte 27 vendeve anëtarë të ishin të gatshëm për një shtyrje të gjatë të afatit të Brexit, nëse Britania e Madhe e sheh të nevojshme rishikimin e strategjisë së shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori