Më shumë se 300 trupa janë zbuluar në një varr masiv në Oldham të Britanisë së Madhe, shumica e të cilëve janë qindra fëmijë e foshnje. Ky zbulim i frikshëm i mbetjeve njerëzore u bë nga një grua e cila po kërkonte vëllezërit e saj të cilët kishin ndërruar jetë në 1962-in.

Sipas autoriteteve, 146 prej trupave janë foshnje që kanë lindur të vdekura e pjesa tjetër fëmijë të vegjël. Deri në mesin e viteve 1980, foshnjat që lindnin të vdekura shteti i merrte pa u konsultuar me prindërit dhe siç duket i kanë varrosur në një vend.

Ka dyshime se ky varr masiv nuk është i vetmi në Royton, pasi mund të ekzistojnë 3 të tillë. 156 nga trupat e gjetur u përkisnin fëmijëve të cilët rezultonin të humbur.

Instituti i Menaxhimit të Varrezave në Britaninë e Madhe tha në një deklaratë të vitit 2015 se shumë prej këtyre foshnjave varroseshin sëbashku dhe prindërve u kërkohej që të harronin ç’kishte ndodhur.

/tvklan.al