Qeveria e Johnson do të vijojë kontributin me trupa ushtarake në Kosovë deri në 2023

Qeveria e Boris Johnson ka vendosur që të vijojë kontributin me trupa ushtarake në Kosovë deri të paktën në vitin 2023. Sipas Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace, prania e personelit të Ushtrisë Britanike pjesë e NATO-s, për më shumë se dy dekada ka ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ky vendim për zgjatjen edhe me dy vite të misionit, sipas tij sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

NATO është themeli i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne e kemi si detyrim që Forcat tona të Armatosura të vijojnë angazhimin për të mbrojtur paqen së bashku me aleatet e partnerët tanë. Zgjatja e angazhimit tonë ndaj KFOR nënvizon angazhimin e palëkundur të Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor, ku NATO ka ndihmuar për të sjellë stabilitet për më shumë se dy dekada”.

Vendimi i Londrës zyrtare për të ruajtur prezencën ushtarake në Kosovë vjen edhe pse Mbretëria e Bashkuar hoqi dorë nga BE-ja.

Kryeministri Johnson deklaroi një rritje të financimit të Mbrojtjes në një shumë prej mbi 24 miliardë £ përgjatë katër viteve të ardhshme.

Klan News