Rreziku i një mbylljeje të dytë në ekonomi



Rreziku i një mbylljeje të dytë në ekonomi

16:21 29/10/2020

Denaj: Nëse situata nuk ndryshon, vitin tjetër kemi rritje 5.5%

Ministrja e Financave, Anila Denaj, thotë se pavarësisht recesionit të këtij viti, nëse situata nga pandemia nuk do të përkeqësohet vitin e ardhshëm, ekonomia pritet të rritet.

Ne parashikojmë një tkurrje të ekonomisë me 6.1% në fund të vitit. Në rast se situata me pandeminë nuk do të përkeqësohet në vijim, projeksionet e vitit të ardhshëm do të jetë 5.5% në rritje.”

Në konferencën me temë “Covid-19: Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe politikat e bankës qendrore”, në bashkëpunim me “London School of Economics”, shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri tha se rajoni i Ballkanit ka marrë të njëjtat masa ekonomike si vendet e tjera të Europës, por me paketa më të vogla financiare.

“Paketat e ndërmarra për Covid në rajon kanë qenë të njëjta me vendet e tjera por mbështetja e punëtorëve më e kufizuar në kohë dhe me shuma më të vogla. Nëse duhen paketa në të ardhmen janë të rëndësishme dy element: transparenca dhe kontabiliteti. Ne në FMN themi shpenzo por mbaj faturën!”

Ndërsa Zv/guvernatorja Luljeta Minxhozi tha se rigjallërimi do të jetë e varur ngushtësisht nga rreziqet e një mbylljeje të dytë. Sipas saj qeveria duhet të ofrojë mbështetje shtesë përmes politikës fiskale, ndërsa theksoi se barra e kësaj krize nuk duhet të bjerë te sistemi bankar.

Tv Klan




Të ngjashme