“Do të marrim masa shtese nëse ka përkeqësim të ekonomisë”

Një mbyllje e dytë e vendit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike do t’i jepte një tjetër goditje ekonomisë në syrin e Bankës së Shqipërisë, por zv/guvernatorja Luljeta Minxhozi tha se projeksionet nuk mund të bëhen ta sakta pa ditur fazat e mbylljes dhe kohëzgjatjen e saj.

Nëse ndodh pasojat janë negative si te ekonomia dhe te gjendja financiare e qytetarëve dhe shtimi i papunësisë. Pa ndodhur nuk mund të themi sa do ishte forca e goditjes, sepse kjo fuqi do të varet nga kohëzgjatja dhe modalitetet e mbylljes.”

Banka e Shqipërisë gjykon se nuk është e nevojshme për të bërë një tjetër moratorium të shtyrjes së pagesave të kredive, kjo do të ndodhte vetëm në kushtet e përkeqësimit të krizës.

Në rast të përkeqësimit të pasojave të krizës mund të veprojmë edhe në koordinim me politikat e tjera ekonomike.”

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin e 0.5% normën e interesit të Lekut, ndërsa vlerëson se gjatë periudhës së 3 mujorit të tretë ekonomia nisi të rikuperohet. Norma e interesit mund të lehtësohet më tej nëse do të ketë përkeqësim të situatës së pandemisë dhe skenarit të një mbyllje tjetër.

Tv Klan