Sejko: Nëse ka efekte të shtuara do të ulim normën e interesit

Tërmeti i 26 Nëntorit ka dhënë efektet e para në ekonomi, duke mbajtur një nivel inflacioni mjaft të ulët për muajin Dhjetor, i cili njihet për shpenzime të shtuara të popullatës.

Vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se pasojat e tij në ekonomi do të jenë të ndjeshme, duke ngadalësuar rritjen ekonomike përtej niveleve që projektoheshin mbi 4%, por drejt të njëjtave normave që rritja rezultoi një vit më parë, afër vlerave 3%.

Në këtë pikë, kreu i Bankës Qendore tha se Këshilli Mbikëqyrës do të ulë përtej nivelit 1% normën bazë të interesit të Lekut.

Në studimet e Bankës Qendrore pritet që efektet në ekonomi, tërmeti t’i japë vetëm gjatë këtij viti, e më pas ekonomia dhe inflacioni do të rikthehen në norma më të larta në vitin 2021. Sektori që pritet të ketë goditjen më të madhe është ai i turizmit, i cili pati një rritje të konsiderueshme vitin e shkuar.

Tv Klan