Gjykata e Fierit ka lënë burg “shoferin vrasës” që përplasi për vdekje dy kushërinjtë në fshatin Arapaj të Roskovecit dhe plagosi një të tretë.

Amarildo Çalameni 21 vjeç po lëvizte me shpejtësi të lartë me makinën e tij “Volkswagen” në rrugën e fshatit mbrëmjen e 26 Gushtit rreth orës 20:00. I riu humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi dy kushërinjtë që ecnin në trotuar, Amarildo Dogani 24 vjeç dhe Festim Dogani 29 vjeç.

Ata ndërruan jetë menjëherë, ndërsa mbeti i plagosur jashtë rrezikut kushëriri i tyre. Pas ngjarjes, autori braktisi makinën në vendin e aksidentit dhe u largua në këmbë. Ai u arrestua disa minuta më vonë nga punonjësit e Policisë së Fierit. 

/tvklan.al