Burg përjetë aktivistit rus që krijoi varrin e Putinit

Burg përjetë aktivistit rus që krijoi varrin e Putinit

23:40 13/03/2019

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burgim, një burrë që ka krijuar një varr për presidentin rus, Vladimir Putin. Në gurin e varrit të krijuar ishte vendosur fotografia e Putinit dhe vjetët e jetës, 1952-2019.

Aktivisti Karim Yamadayev është dënuar të martën në qytetin, Naberezhnye Chelny për shkelje të vazhdueshme të ligjit, duke krijuar ngjarje të tilla publike.

Ai ka thënë ta ketë bërë një gjë të tillë kundër një projektligjji për “sovranitetin e internetit” në Rusi, duke thënë se po kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

Të mërkurën Rusia ka miratuar dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në ndalimin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim.

Dokumenti i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen ne interesin publik”. Gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe disa ministrave të Qeverisë ruse, kanë shprehur kundërshtimet e tyre për këto masa, duke thënë se “Perdja e re e Hekurt” është duke u vendosur kësaj here mbi internetin.

Nën udhëheqësinë e Putinit, shteti rus ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të kanaleve televizive, prandaj zërat opozitarë dëgjohen më së shumti përmes rrjeteve sociale./REL
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI