Bukuria tek një femër është e rëndësishme, por jo aq sa inteligjenca. Këtë e tregojnë shumë shembuj të personazheve të famshme, të cilët për partnere, jo gjithmonë zgjedhin një femër të bukur.

Yahoo.it sjell disa prej yjeve më të pashëm të Hollywood, të cilët e zhbëjnë konceptin se meshkujt shohin vetëm bukurinë tek një femër, pasi bashkëshortet e tyre, nuk shquhen për një të tillë.

Pierce Brosnan

Pierce Brosnan, një prej James Bond më të famshëm në botë është i martuar me Keely Brosnan, e cila nuk shquhet për ndonjë fizik seksi. Ata janë të martuar që prej 2001.

Sean Connery

Sean Connery ka qenë një prej meshkujve më të dëshiruar në botë për vite me radhë, por aktori i ka qëndruar besnik bashkëshortes së tij Micheline Roquebrune, me të cilën ka 40 vite i martuar.

Raoul Bova & Chiara Girodano

Raoul Bova pret të bëhet sërish baba nga partnerja e tij tepër tërheqëse, Rocío Muñoz Morales, por në të shkuarën, ai ka qenë për 13 vite i martuar me Chiara Girodano, një femër tërheqëse, por jo me ndonjë bukuri të shquar.

Taylor Kinney & Gaga

Askush nuk i ve në diskutim cilësitë artistike të Lady Gaga, ndonëse nuk është femra më e bukur në botë. Pavarësisht kësaj, me personalitetin e saj, ajo ka bërë për vete Taylor Kinney.

Robert Pattinson

FKA Twigs nuk shquhet për ndonjë bukuri të veçantë, por duhet të ketë një karakter tepër tërheqës për aq kohë sa ka bërë për vete një seks simbol si Robert Pattinson.

George Clooney

Sa femra kanë qenë krah George Clooney – t me shpresën se do t’i vinte unazën në gisht? Ia doli Amal Alamuddin, një femër në karrierë, por me një bukuri të zakonshme.

Hugh Jackman

Hugh Jackman, i pashëm dhe i dëshiruar nga shumë femra në botë. Aktori është i martuar me Deborra – Lee Furness, regjisore, 13 – vite më e madhe. “E adhuroj inteligjencën e saj. Kur jam larg e telefonoj të paktën 10 herë në ditë”, deklaroi një herë aktori.

Aaron Taylor Johnson

Në moshën 19 – vjeçare, Aaron Taylor Johnson njoftoi fejesën me regjisoren Sam Taylor Wood, në atë kohë 40 – vjeç. Për diferencën e tyre të moshës, plot 23 vjet, Johnson tha: “Unë jam i plakur në shpirt, ndërsa ajo me shpirt të ri”. /tvklan.al