Një kuzhinier është akuzuar për vrasjen e gruas dhe dy fëmijëve në ditën e Krishtlindjeve. Anthony Milan Ross, 45 vjeç, thuhet se ka qëlluar për vdekje 38-vjeçaren Iris Ross dhe fëmijët e tyre të mitur Nigel, 11 vjeç dhe Anora, 10 muajshe, të hënën e kaluar.

Ndaj tij gjithashtu rëndojnë akuza të tjera për sulme dhe kanosje të rënda ndaj një oficeri policie.

Policia vajti në një bllok banesash në Phoenix, Arizona pas një raportimi për të shtëna në zonë, ku gjetën trupin e zonjës Ross jashtë banesës. Më vonë ata gjetën trupat e fëmijëve brenda banesës ku babai i tyre po mundohej të fshihej.

 

Policët u përpoqën të bisedonin me Ross kur ai ishte i arrestuar dhe disa orë më vonë ai tregoi se kishte vrarë dy fëmijët dhe filloi të gjuante mbi oficerët e policisë, thanë autoritetet. Pas një përleshje të shkurtër me armë atë e futën në paraburgim.

Ross është një kuzhinier vegan dhe shkrimtar, i cili promovon një mënyrë jetese të bazuar në bimë. Ai pretendon se ka humbur rreth 100 kg peshë pasi kishte ndaluar së ngrëni mish dhe produkte të qumështit.

Në ditën e Krishtlindjeve, disa orë para të shtënave, ai postoi një video ku po këndonte me djalin e tij “Babagjyshi po vjen në qytet”.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë motiv që mund ta ketë shtyrë atë drejt kësaj vepre makabre, të cilën ata thanë se po e hetonin si një incident të dhunës në familje. Ross pritet të gjykohet më 3 Janar./tvklan.al