“Shkak, loja e kundërshtarit dhe lodhja e ekipit”

Shqipëria pësoi një humbje përballë Lituanisë kur pritej një rezultat pozitiv për të qenë në krye të grupit në Ligën e Kombeve. Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana thotë për TV Klan se rezultati është zhgënjyes.

Kjo humbje na zhgënjen pak duke parë që mund ishte një mundësi e mirë për të marrë më shumë besim, por edhe për të çuar më tej këtë kompeticion deri në fund ku Shqipëria besoj bën pjesë në 5 ose 6 skuadrat më të mira të Grupit C të Ligës së Kombeve. Janë 3 pikë të rëndëishme që kanë peshë në fund, por besoj se Shqipëria e ka cilësinë që ta mbyllë e para këtë grup”, u shpreh Lorik Cana.

Cana përmendi edhe faktorët që ndikuan në këtë disfatë. “Mënyra e lojës së kundërshtarit edhe të lodhur nga ndeshja e parë, fusha që nuk ishte në avantazhin tonë sepse ishte një fushë e vështirë që të merrte më shumë energji”, tha ish-kapiteni.

Loriku pret një skuadër më të mirë në të ardhmen, pasi grupi po rinovohet. “Do të ketë rritje dhe përmirësime dhe disa lojtarë që mungojnë dhe do të ketë më vonë lojtarë që do të jenë liderët e Kombëtares, por besoj që do të shohim një Shqipëri shumë më të mirë”, shton ai.

Ndeshja e radhës së Shqipërisë do të jetë miqësorja me Armeninë më 7 tetor në Jerevan që do të pasohet me ato të Ligës së Kombeve në fushën e Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë 3 ditë më vonë.

Tv Klan