Çdo gjë gati në Tokio, sot nis olimpiada e 32 në histori


Çdo gjë gati në Tokio, sot nis olimpiada e 32 në histori

09:35 23/07/2021

Ceremoni nën masa të rrepta sigurie

Tokio është gati për të pritur në një ceremoni madhështore Lojërat Olimpike të 32-ta në histori. Në 13:00 me orën tonë lokale, do nis ceremonia hapëse e një turneu që ishte parashikuar për t’u zhvilluar vitin e shkuar, por për shkak të pandemisë së Covid do mbahet tani.

Ceremonia do zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku më shumë se 11.200 sportistë nga 204 vende do garojnë në 67 disiplina të ndryshme sportive.

Rreth 1 mijë persona do e ndjekin nga shkallët e stadiumeve, kryesisht krerë shtetesh dhe gazetarë nga e gjithë bota.

Shqipëria përfaqësohet në Tokio 2020 me 9 sportistë. Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 Gusht. Në Stadiumin Olimpik të Tokios do të jetë perandori japonez Naruhito ai që do të hapë zyrtarisht Olimpiadën.

Klan News







Të ngjashme